Arbëri

OSHP-ja gjen shkelje ligjore në tenderin e KEK-ut

OSHP-ja gjen shkelje ligjore në tenderin e KEK-ut

Gjykata e tenderëve e ka kthyer në rivlerësim një aktivitet të prokurimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), pasi në të njëjtin ka gjetur shkelje ligjore.

Në vendimin e saj është konstatuar se në këtë tender që kishte për qëllim “Furnizim me shirit transportues gomë-pëlhurë” janë shkelur të paktën dy nene të Ligjit për Prokurim Publik (LPP), shkruan sot “Koha Ditore”.