Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj për partitë që po i vënë vija të kuqe PDK-së: Ose mbesin në opozitë ose nuk e kalojnë pragun zgjedhor

Foto: Koha

Dorëheqja nga posti i kryeministrit i Ramush Haradinajt ka bërë që partitë politike të nisin fushatat zgjedhore, ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare për zgjedhje të parakohshme.

Veç fushatave, partitë kanë nisur edhe të dalin publikisht në lidhje me preferencat e tyre për koalicione parazgjedhore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri më tani, LDK dhe VV kanë qenë dy partitë opozitare që kanë pasur bashkëpunim të mirë në Kuvend dhe jashtë tij, e të cilat janë shprehur edhe publikisht se nuk e përjashtojnë një koalicion parazgjedhor në rast të zgjedhjeve të parakohshme, raporton Koha.net.

Por, përpos preferencave për koalicione, partitë kanë treguar edhe vijat e kuqe për partitë të cilat si dëshirojnë në koalicion.

Një prej tyre është edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit, i cili ka thënë se preferon një koalicion me VV-në, nga e cila ka dalë grupi i tij, por edhe me Nismën. Ndërkaq, vijë të kuqe i ka vënë PDK-së.

Por, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka thumbuar PSD-në por edhe partitë tjera që janë deklaruar kundër një koalicioni me partinë që ai përfaqëson.

Në një postim në Facebook, këto parti, Hoxhaj ka thënë se ose mbeten përherë në opozitë ose nuk e kalojnë pragun zgjedhor.

“Kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë. I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja. Kjo e fundit i ka tmerruar partitë pa gjasa në zgjedhje”, ka shkruar Hoxhaj.