Arbëri

GLPS: Kosova po ngec në implementimin e Ligjit për Ndihmë Shtetërore

GLPS: Kosova po ngec në implementimin e Ligjit për Ndihmë Shtetërore
Foto: Ilustrim/Koha
 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shpreh shqetësimin lidhur me mosimplementimin e Ligjit për Ndihmë Shtetërore, dhe bën thirrje për përdorim dhe alokim më efikas të parasë publike nga institucionet e Kosovës, duke promovuar kështu konkurrencën e drejtë si element kyç për funksionimin e mirëfilltë të tregut.

Përmes një kumtese për media, thonë se edhe pse Ligji për Ndihmë Shtetërore ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2017, Departamenti për Ndihmë Shtetërore dhe Komisioni ende nuk kanë marrë masa adekuate hetimore kundrejtë skemave ekzistuese në mënyrë që të bëhet një vlerësim nëse ndihmat shtetërore ekzistuese janë në harmoni të plotë me Ligjin në fjalë.