Arbëri

Haradinaj thotë se ka marrë letër nga Clarku i cili e ka përgëzuar “për angazhimin për të sjellë progres”

Foto: Ilustrim/Koha/Wesley Clark
 

Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, megjithatë po vazhdon punën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në një postim në facebook thotë të ketë marrë letër nga Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, për siç thotë ai, e ka përgëzuar për “angazhimin për të sjellë progres dhe zhvillim në Kosovë”, transmeton Koha.net.