Me vaksinën anti-COVID deri më tani janë vaksinuar 176 qytetarë në komunën e Vitisë, ka njoftuar drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli.
Sipas Kadollit, sot ka filluar procesi i vaksinimit për personat e moshës 80-84 vjeç.
“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve vitias në QKMF-në në Viti me vaksinën anti-COVID. Deri më sot janë vaksinuar 176 qytetarë. Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç. Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grup moshe, qoftë ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen”, ka njoftuar ajo në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Deri tash kundër COVID-19 janë vaksinuar mbi 16 mijë qytetarë
-
Afër 89 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë anti-COVID
-
MSH: Më shumë se gjysma e mbi 18-vjeçarëve është vaksinuar ndaj COVID-19
-
Afro 40 mijë qytetarë në Lipjan imunizohen me vaksinën anti-COVID
-
Vitia: Janë vaksinuar me së paku një dozë mbi 50 për qind e popullatës që mund të vaksinohet