Serwer: Gjykata Kushtetuese ia mori Thaçit timonin e dialogut Foto: Driton Paçarada / Koha

Serwer: Gjykata Kushtetuese ia mori Thaçit timonin e dialogut

Rexhep Maloku Rexhep Maloku 22 July 2019 07:00

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, vlerëson se Gjykata Kushtetuese ia ka kthyer Qeverisë rolin prijës në procesin e dialogut me Serbinë.

Kushtetuesja e ka vlerësuar si jokushtetues Ekipin e dialogut të krijuar nga partnerët e koalicionit të kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, me mbështetje të deputetëve opozitarë të PSD-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Natyrisht se unë nuk jam ekspert juridik, por me aq sa unë po e kuptoj se çfarë ka vendosur, është se dialogu të lihet në duar e Qeverisë, e jo në duart e presidentit, e as në duart e Kuvendit, por në duart e Qeverisë. Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i rëndësishëm, sepse ia ka marrë presidentit dialogun nga duart dhe e dorëzon në duart e Qeverisë”, ka deklaruar Serwer, ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, në një intervistë të zhvilluar pak orë para se Haradinaj të jepte dorëheqjen e papritur në mbledhjen qeveritare të së premtes. “Qeveria ka përgjegjësi për dialogun”.

Pavarësisht zhvillimeve të brendshme politike, Serwer, profesor i universitetit amerikan “John Hopkins”, u bën thirrje partive në pushtet e opozitë që të krijojnë frymë uniteti në procesin dialogues me Serbinë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme