Arbëri

Nagavci: Reagimet e krerëve shtetërorë për mos-akreditim të universiteteve publike, kërcënim serioz

Nagavci: Reagimet e krerëve shtetërorë për mos-akreditim të universiteteve publike, kërcënim serioz

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka theksuar se reagimet e kryeministrit Haradinaj dhe ministrit Bytyqi ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, janë sa skandaloze aq edhe shqetësuese.

Sipas saj, deklaratat e krerëve shtetërorë janë kërcënim serioz, “jo vetëm për anëtarët e KSHC-së, por për zhvillimet në arsim, për cilësinë dhe të ardhmen e të rinjve e fëmijëve tanë”.