Arbëri

Mot me diell e me shi në ditët në vijim

Foto: Driton Paçarada / KD / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët në vijim mund të ketë reshje shiu vende-vende.

IHMK ka thënë se reshjet me intensitet të dobët mund të vijnë kryesisht ditën e martë dhe të premten e kësaj jave.

Në përgjithësi do të mbajë mot me diell dhe herë pas here me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.