Arbëri

Gërvalla: Komandantët për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së

Donika Gërvalla Shwarz, bija e Jusuf Gërvallës, është përfshirë në diskutimet që kanë plasur pas deklaratave të historianit Jusuf Buxhovi, bërë në “Rubikon” të KTV-së.

Ajo ka reaguar ndaj Gani Kocit, të cilit i ka kërkuar që të mos keqpërdorë emrin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, siç ka thënë ajo për të bërë sensacione në Facebook dhe për të luftuar kundërshtarët e tij. E mospajtime ka shfaqur edhe ndaj asaj që ka thënë vetë historiani Gërvalla.