Arbëri

Në pushime me kredi

Në pushime me kredi

Ngjashëm me vitet e kaluara, edhe sivjet gjatë muajve të verës, bankat komerciale dhe institucionet mikrofinaciare që operojnë në Kosovë, ofrojnë kredi për pushime. Disa nga këto institucione financiare në ueb-faqet e tyre zyrtare apo edhe përmes reklamave, kanë paraqitur këtë lloji produkti për pushime, por në disa banka quhet edhe “ kredi e shpejtë” ose “ kredi personale”.

Për dy vjetët e fundit nuk ka statistika të sakta rreth mundësive financiare të qytetarëve të Kosovës që me mjete të kursimeve të aranzhojnë pushime verore familjare, pa pasur nevojë për një kredi bankare.