Vulinit s’i jepet leje për të hyrë në Kosovë  Foto: REL

MPJ e konfirmon se Vulini s’hyn në Kosovë, “kishte qëllim provokimin”

10 July 2019 09:56
12:13

Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës. Sipas tij, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”.

“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj.

Zyrtari i qeverisë se Kosovës vlerëson se, vet kërkesa për të vizituar Kosovën është provokim, pasi “qeveria e Serbisë e di se çdo lloj vizite në Kosovë është e ndaluar për Ministrin e Mbrojtjes”.

Ende nuk ka ndonjë koment nga qeveria e Serbisë lidhur me këtë rast.

Ndalesa ndaj Vulinit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se, Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serbe, kishin në plan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Institucionet e Kosovës, kohë më parë, kanë përpiluar një listë të personave të padëshiruar nga Serbia të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lista që Ministria e Jashtme e Kosovës ka me emrat e personave që nuk mund të hyjnë në Kosovës, fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e të tjerë.

09:56

Vulinit s’i jepet leje për të hyrë në Kosovë 

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga kabineti i ministrit të Mbrojtjes, Vulin dhe një delegacioni të shërbimit shëndetësor ushtarak nuk u është lejuar ta vizitojnë Qendrën Spitalore në Mitrovicë.

Kabineti i ministrit njofton se në përgjigjen që iu ka shkuar nga Prishtina thuhet se “nuk mund të japin përgjigje pozitive në kërkesë”.

Siç shkruan B92 është planifikuar që vizita të ketë karakter humanitar dhe se përfaqësuesit nga Ministria dhe Spitali Ushtarak me drejtuesit e spitalit në Mitrovicë kanë pasur qëllim që të diskutojnë për bashkëpunimin në mes të këtyre institucioneve shëndetësore.

Komentet

Liki10/07/2019 11:32

Nji pyetje e thjesht, cfare kerkon nji minister i mbrojtjes i nji vendi tjeter madje qellim keq ne KS

Shto koment

Të ngjashme