Arbëri

Tahiri sot raporton para Komisionit për Legjislacion për çështjen e noterëve

Descriptive Text

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhjen e rregullt në orën 13:00. 

Në rend dite parashihen të diskutohen një sërë çështjesh, por në krye është ai në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.

Për këtë diskutim është i ftuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Po ashtu do të diskutohet edhe lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kuvendi, pastaj shqyrtimi i propozim vendimit të Qeverisë me kandidatët për zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Gjithashtu, do të behet shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projektligjin nr. 06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar dhe shqyrtimi i Raportit për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Pritet edhe formimi i grupit punues për hartimin e Rregullores së punës së Komisionit.