Teksa ka filluar mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate, ku është pritur të raportojë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ky i fundit nuk ka ardhur.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se një ditë më parë janë njoftuar se ministri Tahiri nuk mund të raportojë para komisionit për shkak të agjendës së tij.
Megjithëkëtë, ajo u tregua kritike karshi mungesë e tij, teksa shtoi se Tahiri do të ftohet sërish për raportim të komisionit, sidomos, siç tha ajo, për çështjen e fundit të skandaleve që kanë dalë me rekrutimin e noterëve të ri.
"Unë besoj se kjo është papërgjegjësia karshi komisionit sepse asnjë agjendë tjetër nuk është më e rëndësishme sesa agjenda e Kuvendit të Republikës, në këtë rast pranë Komisionit për Legjislacion. Prandaj, të martën e ardhshme, ne e ftojmë ministrin sërish dhe pika e parë do të jetë çështja e noterëve, pastaj këto dy pikat tjera për sistemin e drejtësisë dhe korrektimin e shërbimit ", u shpreh ajo.
Ndërsa sa i përket rekrutimit të noterëve të ri, Haxhiu tha se shumica e noterëve ishin familjarë dhe miq të ministrit Abelard Tahiri.
Edhe
Ministri Tahiri nuk shkon në Komisionin për Legjislacion, kërkojnë që kryeministri ta detyrojë
"Siç e dini, doli një listë nga shumë noterësh, ku shumica ishin familjarë dhe miq, bashkëpartiakë të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe punonjës të vet MD, madje punonjës që ishin përgjegjës për departamentin e profesioneve të lira, doli se kalon noterin. Prandaj, ne nuk mund të heshtim përballë kësaj situate, sepse ka pasur kërkesa për adresim tim, në veçanti, si kryetare e komisionit, që kjo pikë të kthehet në pikën zero dhe pasi që kanë dalë tashmë skandalet, unë mendoj se Komisioni për Legjislacion është kompetente për ta trajtuar dhe për të thirrur në raportimin e ministrit të Drejtësisë", shtoi ajo.
Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës./KsP/
-
Raportimi i ministrit Tahiri për noterët shkakton përplasje në Komision
-
Refuzimin e Tahirit për pjesëmarrje në komision për çështjen e noterëve, opozita e quan papërgjegjësi dhe skandaloz
-
Refuzimin e Tahirit për pjesëmarrje në komision për çështjen e noterëve, opozita e quan papërgjegjësi dhe skandaloz
-
Haxhiu: Tahiri s’do përballje në çështjen e noterëve sepse është përgjegjës për komprometimin e procesit