Edhe një zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është duke u dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bëhet fjalë për Haki Jasharin, i cili njëherësh është edhe drejtori i Qendrës kryesore familjare në Obiliq, komunë kjo e udhëhequr nga Xhafer Gashi i AAK-së.
Këtë, për Kohavisionin e ka konfirmuar edhe nënkryetari i kësaj komune.
Duke folur për masat që do të ndërmerren ndaj Jasharit, Mjekiqi ka thënë se i njëjti nuk do të amnistohet dhe se do të veprohet në përputhje me ligjin.
Derisa Jashari dhe të arrestuarit e tjerë ndodheshin në gjykatë, punëtorët e kësaj qendre të mjekësisë familjare, kanë thënë se i njëjti është në pushim dhe se do të kthehet në punë të hënën.
Kujtojmë se Haki Jashari është në mesin e personave ndaj të cilëve prokuroria u tërhoq në kërkesën për paraburgim, derisa gjykata do të vendos brenda 48 orëve për masën ndaj 23 të dyshuarve.
-
Aleanca thotë se do t’i çojë në Prokurori 18 vendimet e Qeverisë në detyrë
-
Krasniqi i AAK-së numëron projektet e parealizuara të kryetarit aktual të Obiliqit
-
AAK-ja premton dritë për qytetin që ndriçon gjithë Kosovën
-
Kandidati i AAK-së për Obiliq: Nuk tradhtohet gjenerali
-
Kilaj, Smakaj e Fazliu janë duke u mbajtur ende në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë