Arbëri

AKI-ja vë nën llupë ish-këshilltaren e Haradinajt, kjo i quan “hajgare” hetimet ndaj saj

Për shkak të rrezikut që mund t’i paraqesë Kosovës, Ish-këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Nita Himaduna, është vënë nën mbikëqyrje nga Inteligjenca e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një shkresë drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, nga i cili ka kërkuar verifikim për konsullen e re, raporton KTV.