Arbëri

Përurohet “MediaLab-i”, donacion i SHBA-së për Departamentin e Gazetarisë

Përurohet “MediaLab-i”, donacion i SHBA-së për Departamentin e Gazetarisë
 

Prej sot studentët e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës do të kenë mundësi të përdorin teknologjinë më të re të kamerave, regjisë, montazhit dhe regjistrimit të zërit.

Kjo për shkak se sot është përuruar MediaLabi, një projekt i mbështetur financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.