Deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Rudina Hajdari përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook ka vijuar sulmet në drejtim të presidentit Ilir Meta.
Duke marrë shkas nga fakti se Meta ka shkuar sot në Tropojë, që është njëkohësisht vendlindja e babait të saj, Azem Hajdari, e bija e tij zbulon se asaj i është ndaluar të hyjë në këtë qytet.
“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vij në Tropojë, por në Kosovë jo.
Rrugë të mbarë”, shkruan Rudina Hajdari.