Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari, ka nisur zyrtarisht punën e saj si anëtare e Parlamentit Europian.
Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, mbesa e Musine Kokalarit ka thënë se sot është bërë zyrtarisht pjesë e parlamentit dhe se para vetës ka punë të vështirë për të bërë.
Ajo ka premtuar se do të jetë “zëri i Suedisë” në institucionin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian, por edhe shqiptarët tashmë i kanë sytë nga bashkëkombësja e tyre për të qenë një mbështetje më shumë në procesin integrues.
Kokalari siguroi votat e nevojshme nën siglën e partisë “Moderata” për të hyrë në PE.
Ajo ka lindur në Tiranë dhe më pas ka emigruar drejt Suedisë së bashku me familjen.
32 vjeçarja është mbesa e Musine Kokalarit, veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare, si dhe një ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist
-
Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare
-
Arba Kokalari zgjidhet zv/presidente e Parlamentit Europian
-
Eurodeputetja shqiptare emërohet përgjegjëse për çështjet e Arktikut
-
Haradinaj uron Arba Kokalarin për postin e zv.presidentes në PE për PPE-në
-
Metsola rizgjidhet kryetare – pjesë e PE-së një shqiptar nga Suedia dhe një grek nga Shqipëria