Arbëri

Dallime brenda opozitës për dinamikën e veprimeve deri në rrëzimin e Qeverisë

Dallime brenda opozitës për dinamikën e veprimeve deri në rrëzimin e Qeverisë

Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë quajtur të pakuptimtë vazhdimin e punës së Kuvendit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi shkelje të aktit më të lartë me rastin e votimit të Delegacionit shtetëror. Por ka dallime brenda tyre për rrugën që duhet ndjekur dhe dinamikën e veprimeve deri në rrëzimin e Qeverisë.

LDK-ja ka shprehur gatishmëri që të ulet me të gjitha subjektet e tjera për t’u dakorduar rreth datës së zgjedhjeve, VV-ja kërkon që të procedohet menjëherë mocioni në Kuvend, pavarësisht nëse janë të sigurta ose jo 61 vota, ndërkaq PSD-ja thotë se Kuvendi duhet të vazhdojë me punë, derisa të sigurohen votat për rrëzimin e Qeverisë, shkruan sot “Koha Ditore”.