Ambadori amerikan Philip Kosnett, ka thënë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja dhe Autoriteti i Konkurrencës rreth monopolit në fushën e homologimit dhe kontrollimit teknik të veturave.
Ai ka shkruar në Twitter se Qeveria Haradinaj duhet të veprojë shpejt, duke respektuar rezolutën e votuar dje në Kuvend, për t’i hapur rrugë një procesi të drejtë dhe një konkurrence fer.
“Unë i ndaj shqetësimet e njëjta me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës për kontratën e monopolit për inspektimin e veturave. Një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe i rrit çmimet për konsumatorët. Qeveria do të duhej të veprojë shpejt lidhur me rezolutën jo-obliguese të Kuvendit dhe ta hapë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Kosnett.
Kuvendi i Kosovës, me 62 vota për dhe 2 abstenime, të hënën miratoi rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimet e homologimit të veturave.
I share EU, Kosovo Assembly, and Competition Authority concern about monopoly contract for vehicle inspections—it distorts markets & raises prices for consumers. Government should act quickly on Assembly’s nonbinding resolution and open up process to free & fair competition. https://t.co/nE8xqnGDO3
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 2, 2019