Mund të them me një siguri 99 për qind se nuk do të ketë takim të Parisit, meqë mendoj se shqiptarët nuk janë të gatshëm të bisedojnë për asnjë gjë të rëndësishme. Kështu e citon FoNet presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t'i ketë deklaruar TV Pink të Beogradit, transmeton Koha.net.
Sipas tij, "shqiptarët duan në mënyrë të veçantë t'u tregojnë francezëve e gjermanëve se nuk janë ata që duhet ta zgjidhin çështjen e Kosovës, porse amerikanët duhet të merren me këtë çështje".
Ai ka rikujtuar se gjatë muajit të ardhshëm do ta presë presidentin francez, Emmanuel Macron në Beograd.
e francezët janë partnerë tanë në BE. Ne duam dialog, zgjidhje me kompromis, por nuk duam të hymë në bisedime në të cilat dikush do të na thotë se në fund duhet të nënshkruajmë si zgjidhje përfundimtare njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se për taksat as që do të bisedojmë", ka thënë Vuçiq.
"Do të ketë Paris vetëm nëse shqiptarët thonë se do të sillen me përgjegjësi, e unë ju them se kjo nuk do të ndodhë", ka shtuar ai, transmeton Koha.net.