Vushtrri, 19 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe te shtatorja e patriotit Hasan Prishtina, në qytetin e Vushtrrisë, e cila u përurua në sheshin që mbanë emrin e tij, në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të kësaj komune.
Duke vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kryeministri Haradinaj tha se nderojnë njërin nga themeluesit e shtetit shqiptar, i cili jetën, pasurinë dhe intelektin e vet e shkriu për lirinë e popullit shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hasan Prishtina është shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë se si duhet ta duam dhe ndërtojmë vendin tonë. Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar”, tha kryeministri Haradinaj gjatë homazheve, që bashkë me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bëri te shtatorja e Hasan Prishtinës.
{gallery}