Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Ndryshim demokratik kur opozita e vërtetë të bëhet qeverisje e ardhshme

“Kosova vazhdon të jetë në krizë e PANhajnia e zullumit në politikë dhe e tajkunjëve në ekonomi duhet të marrin fund e do të marrin fund”, ka thënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën në një konferencë për media.

Në 14-vjetorin e themelimit të LVV-së, Kurti ka thënë se Kosova duhet të dalë nga kriza dhe të ecë përpara, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndryshim demokratik e progresist do të jetë ai në të cilin opozita e vërtetë dhe e drejtë bëhet qeverisje e ardhshme. Vetëvendosja sot është mundësia për qytetarët e Kosovës dhe garancia për Republikën e Kosovës. Nesër ajo do të jetë qeverisja që shërben e që mbron, që i rrit produktin e buxhetin, që siguron drejtësinë, paqen dhe dinjitetin. Në zgjedhjet e ardhshme e mundim PAN-in e do të dalim të parët. Kosova do të shpëtojë e do të përparojë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka treguar për rrugën e VV-së që nga krijimi i saj.

“Kur çlirimi kishte mbushur gjashtë vjet, kurse pavarësia po shtyhej prej vitit në vit lindi VV-ja para 14 vjetëve në murin që e ndante selinë e pushtetit të UNMIK-ut prej neve që asokohe konsideroheshim banorë të Kosovës, por jo edhe qytetarë për herë të parë e kemi shkruar parullën ‘JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE’, ne kemi theksuar se duam Vetëvendosje për popullin e jo negociata me Serbinë”, ka thënë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)