Arbëri

“The Guardian”: Largimi i KFOR-it nga Kosova, çmenduri – Serbia po i numëron ushtarët

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Gazeta britanike, “The Guardian”, ka publikuar një shkrim për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia me intervenimin e NATO-s.

Njëzet vjet pas hyrjes së forcave të para tokësore të NATO-s në Kosovë në fund të fushatës 78 ditore të bombardimeve, 3,500 ushtarë nga aleanca ushtarake janë ende në terren në vendin ku konflikti ende s’ka përfunduar.