Arbëri

Pallati i Drejtësisë ende s’e ka zgjidhur problemin e ajrosjes

Ende pa nisur fjalën e tij, ndërprerja e energjisë elektrike, këtë të hënë, bëri që kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala, ta ndërpriste për disa minuta seancën në gjykimin ndaj tre ish-krerëve të Telekomit.

Por, kur energjia elektrike u rikthye, u shfaq një problem tjetër, ai me ajrosjen dhe ventilimin, raporton KTV.