Ministri i Punëve të jashtme i Sllovakisë Miroslav Lajçak thekson se e vetmja zgjidhje për kontestin Kosovë –Serbi është dialogu, porse, sipas tij, taksa e vënë nga Kosova për mallrat e Serbisë ka frenuar bisedimet, transmeton Koha.net.
"Mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ë bëjë çdo gjë që ai të ndodhë”, ka thënë Lajçak për televizionin austriak ORF.
Lajçak mendon se Kosova nuk është problem aq i vështirë dhe mund të zgjidhet, ndërsa shton se Kosova është gjithsesi problem më i lehtë se sa ndërrimi i emrit si në rastin e Maqedonisë së Veriut.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim
-
Lajçaku në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog
-
Lajçak: Shoqëritë në Kosovë e Serbi ta kuptojnë se pa normalizim s’ka të ardhme evropiane
-
Vuçiq: Biseda me Lajçakun për Kosovën, shumë e vështirë
-
Vuçiq-Lajçakut: Pak hapësirë që çështjet e hapura të zgjidhen me dialog