Ideja e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë sërish është kritikuar ashpër nga ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, i cili e ka quajtur këtë si një ide e shekullit 19, e cila është ofruar si një alternativë cinike në vend të afrimit me Bashkimin Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Bushati e tha këtë në një intervistë për gazetën vjeneze “Der Standard”, pasi u pyet nëse përkrahja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për idenë e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i ka dëmtuar gjasat e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ballkani kaloi nëpër faza të ndryshme, kishte luftëra dhe konflikte ndëretnike, më pas kishim Marrëveshjen e Daytonit, intervenimin e NATO-s në Kosovë, ishim në një modus të menaxhimit të krizës. Por më pas i mësuam metodat dhe parimet evropiane, derisa kishim BE-në e angazhuar dhe si rezultat i bashkëpunimit rajonal...”ka thënë ai. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)