Arbëri

Auditori: Ligji për Shërbyesit Civilë na ka degraduar, pasojat edhe në MSA

Foto: Koha
 

Para Komisionit për Mbikëqyrje të Financave, ka raportuar Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani. Ai ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për futjen e punëdhënësve të këtij institucioni në kategorinë e shërbyesve civilë, pas miratimit të Ligjit për Shërbyesit Civilë.

Si pasojë, Osmani ka thënë se prej hyrjes në fuqi të ligjit e kanë lëshuar punën katër auditorë.