Arbëri

KFOR-i: Aksioni në veri me urdhër të Prokurorisë, nuk është kundër serbëve

 

Prishtinë, 28 maj - KFOR-i përmes një prononcimi ka thënë se aksioni policor në Kosovë është zhvilluar në gjithë Kosovën në bazë të urdhrit të Prokurorisë në Prishtinë në kuadër të luftës kundër krimit.

Aksioni i Policisë së Kosovës po zhvillohet sipas urdhrit të Prokurorisë në gjithë territorin e Kosovës, jo vetëm në veri, dhe nuk është i drejtuar kundër serbëve, por kundër personave të akuzuar për korrupsion e krim", i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, zëdhënësi i komandës së KFOR-it, Vincenzo Grasso, transmeton Koha.net.