Të dielën asfaltohet rruga Shtërpcë – Brezovicë, mbyllet për qarkullim

Të dielën asfaltohet rruga Shtërpcë – Brezovicë, mbyllet për qarkullim

25 May 2019 11:18

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të dielën, më datë 26.05.2019, rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë do të asfaltohet.

Në një komunikatë për media thonë se rruga që shpie në qendrën e skijimit, do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00.

“Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge po atë ditë në kuadër të projektit ‘Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme - Shtërpcë – Brezovicë’”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme