Hoxhaj: PDK e kishte denoncuar Rrahim Hashimin më 2014

Hoxhaj: PDK e kishte denoncuar Rrahim Hashimin më 2014

23 May 2019 16:37

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti e kishte denoncuar Rrahim Hashimin në vitin 2014. Sipas tij, megjithatë, hetimet nuk vazhduan deri në fund.

Hashimi dhe katër të tjerë u arrestuan të hënën nën dyshimin për fajde. Nga ky rast, në videot e publikuara ekskluzivisht nga Koha dëgjohen disa njerëz të cilët lidhin aktivitetet edhe me emrin e kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Videoja ekskluzive që shpërfaq të dyshuarit për fajde teksa numërojnë para

Ekskluzive: Video e ndërmjetësuesit Rexhepi që thotë se Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro

“Rrahim Hashimi, personi kyç në këtë grup kriminal është denoncuar në vitin 2014 nga nënkryetari i PDK-së dhe Kuvendit, Xhavit Haliti, pasi që ia kishte përdorur emrin, njësoj siç tani ndodhi me Kadri Veselin. Tani pyetja është pse nuk u hetua ky rast deri në fund. Rasti për të cilin ka qenë subjekt kjo video është mbyllur pa përfunduar hetimet dhe pa u vënë para përgjegjësisë penale akterët e këtij krimi të organizuar”, ka deklaruar Hoxhaj në një konferencë për media.

“Kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së provave dhe as të mungesës së resurseve, por është penguar qëllimshëm nga ana e akterëve të caktuar. Për këtë arsye sot kërkoj sqarim të këtij rasti deri në fund. Asnjë përpjekje e grupeve kriminale për ta njollosur figurën e kryetarit të PDK-së nuk na ndalë në agjendën tonë shtetndërtuese”, përfundoi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme