Arbëri

SPRTK-ja padit Bordin e RTK-së për emërimin e kundërligjshëm të drejtorit

SPRTK-ja padit Bordin e RTK-së për emërimin e kundërligjshëm të drejtorit
 

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padi kundër vendimit të Bordit për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të RTK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

SPRTK e konteston ligjshmërinë e këtij vendimi të Bordit të RTK-së, duke u bazuar në faktin se janë shkelur rregullat procedurale, respektivisht nuk është respektuar dispozita e nenit 32, paragrafi 3 të ligjit të RTK-së, Nr.04/L-046, e cila e përcakton qartë se drejtori i përgjithshëm emërohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit, transmeton Koha.net.