Numri dy i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se iniciativa e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj është vetëm një shaka e radhës.
Ai ka komentuar deklaratën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që paralajmëroi takime me kryetarët e partive tjera opozitare për të nisur mocionin e mosbesimit.
“Sa i përket rrëzimit të qeverisë, që në ditën kur është nënshkruar marrëveshja e koalicionit opozita ka menduar se brenda muajsh s’do të ekzistojë, por kaluan 19 muaj që Qeveria është stabile, po funksionon e po i shërben popullit. Po e themi pak me shaka, sikur Mustafa të ishte deputet e të jepte nënshkrimin për rrëzim do të mendoja se do të rrëzonte, por meqenëse ai s’është deputet e s’mund të nënshkruajë mund të them se do të vazhdojë e kjo është vetëm shaka tjetër e LDK-së”, ka thënë Lekaj në Puls të KTV-së.
-
Lekaj paralajmëron protesta për rrëzimin e Qeverisë
-
Lekaj: Mocioni i opozitës, tallje me qytetarë
-
AAK-ja i kërkon opozitës ta përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë
-
Haradinaj dyshon se PDK-ja e LDK-ja e kanë seriozisht rrëzimin e Qeverisë Kurti
-
LDK-ja e gatshme për Qeveri të re, Lekaj bëhet ministër “nëse ia kërkon partia”