Arbëri

Eduart Ndocaj 'hap thesin': 50 mijë euro për prova nëse Pjerin Ndreu blen vota në Lezhë

Ndocaj ka ofruar 5 mijë euro për rastet e faktuara me video të shit-blerjes së votës, ndërsa nëse Pjerin Ndreu shfaqet në video ai thotë se do të ofrojë 50 mijë

Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj më anë të një video-mesazhi të publikuar bën thirrje që të gjithë qytetarët në këtë bashki që hasin raste të blerjes së votave do të shpërblehen nga ai vetë personalisht nëse u bëjnë video dhe e faktojnë me prova.

Ndocaj thotë se nëse qytetarët lezhjan do të kenë video që faktojnë blerjen e votës më 30 qershor, ai do tu ofrojë 5 mijë euro. Kujtojmë se për bashkinë e Lezhës një kundërshtar potecial është edhe kandidati i PS, Pjerin Ndreu që mesa duket ka 'trembur' Ndocajn. Ky i fundit pretendon se Ndreu do të bëjë pazare me votën dhe në thirrjen e tij thotë se nëse në video do të shfaqet kandidati i Partisë Socialiste, ai do të ofrojë 50 mijë euro vetëm që të zotërojë videon.

"Kundërshtari im i Rilindjes ka hap thesin me lek. Por Lezha nuk do të shitet këtë radhë. Mos e shitini shpirtin djallit. Nëse ju ofrohen lek dhe mund t'i bëni një video duke shit votën unë do jua bleje këtë video 5 mijë euro. Nëse do të jetë edhe Ndreu në këtë video unë do t'jua blejë 50 mijë euro këtë video. Bëjani këtë të mirë Lezhës." ka thënë Edurat Ndocaj/Shqiptarja.