Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, njëherësh nënkryetar e Aleancës Kosova e Re, i ka bërë thirrje LDK-së që strukturat t’i zgjedhë në mënyrë demokratike.
“Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t'i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë. Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune”, ka thënë ai.
lexo edhe: Bahtiri “ndejnë dhembje nga përleshja fizike në LDK-në e Mitrovicës”
“Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jepë shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë ai.