Arbëri

Hoti deklarohet pas përleshjes fizike në LDK-në e Mitrovicës

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ështe deklaruar pas përleshjes fizike në procesin zgjedhor në një nëndegë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se nuk ka qenë prezent në takim, vetëm i ka hapur punimet aty.


Lexoni edhe: 

Përleshje fizike në Kuvendin e LDK-së në Mitrovicë [video]


“Sqarim: unë nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si përleshje në kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”, ka thënë Hoti.

“Unë kam qenë vetëm në hapje të kuvendit, dhe mandej jam larguar”, ka thënë ai.