Arbëri

KQZ-ja gati për zgjedhjet e nesërme në veri, s’pret parregullsi

Nesër ditë e diele, në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Do të garojnë tri parti politike, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Sot, në këto komuna është heshtje zgjedhore.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, në Intervistën e Javës në Koha.net ka shpalosur ecurinë e procesit zgjedhor dhe ka dhënë detaje tjera rreth ditës së nesërme.