Arbëri

Bërnabiqi bisedon me zyrtarë të Kinës për çështjen e Kosovës

Bërnabiqi bisedon me zyrtarë të Kinës për çështjen e Kosovës
 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi se mbështetja e Kinës për Serbinë ka shumë rëndësi, në veçanti kur është në pyetje çështja e Kosovës.

Kryeministrja serbe i bëri këto komente gjatë një takimi me ministrin kinez për çështje të veteranëve, Sun Shaocheng. Ajo i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si të mrekullueshme dhe të cilat karakterizohen nga një partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës, transmeton rel.