Arbëri

Hahn: Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë merret para verës

Hahn: Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë merret para verës

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret para verës, është shprehur komisioneri për zgjerim Johannes Hahn gjatë një takimi me deputetë të Bundestagut gjerman.

Në disa statuse në twitter, Hahn thotë se gjatë takimit me deputetët gjermanë është rënë dakord që BE duhet të ndjekë agjendën e zgjerimit.