Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë, njofton kumtesa nga PSD, transmeton Koha.net .
Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.
Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre.
-
Molliqaj s’është pishman për protestën, thotë se drejtësia është e kapur
-
PSD: Dardan Molliqaj u arrestua dhunshëm, rastin do ta dërgojmë në IPK
-
Arrestohen Dardan Molliqaj e disa zyrtarë të tjerë të PSD-së
-
Policia thotë se PSD-ja s’e kishte lajmëruar protestën
-
PSD: Molliqaj u privua kundërligjshëm nga liria