Komisioni për Integrime Evropiane është duke diskutuar për plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për Financimin e Partive Politike.
Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Kollqaku në fillimin të mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se projektligjin si të tillë nuk do ta votojë dhe menjëherë pas fjalimit e ka lëshuar mbledhjen, raporton KTV.
Kundër këtij projektligji është deklaruar edhe Armend Zemaj i LDK-së i cili ka thënë se projektligjin nuk do ta votojë që i njëjti të shkojë në seancë për miratim për shkak se mënyra që po tentohet të rregullohet financimi nuk është e drejtë.
Ndërsa deputeti i PSD-së Visar Imeri ka thënë se kërkesa e tyre ka qenë që ky projektligj të përcaktojë financimin në mënyrë të barabartë të grupeve të reja parlamentare edhe me grupet e tjera.
Kryetarja e Komisionit Blerta Deliu -Kodra ka thënë se Vetëvendosjes i janë ndarë mjete për 31 deputetë diku mbi 1 milion euro ndërsa ka vetëm 19 deputetë.
-
LDK-ja s’e voton asnjë kandidat të LVV-së
-
S’kalojnë projektligjet në Komisionin për Integrim, opozita thotë se s’janë në përputhje me legjislacionin e BE-së
-
KQZ-ja ndan 4.2 milionë euro për 15 partitë politike në Kuvend
-
Shoqëria Civile: Të miratohet ligji që çel kuletat e partive politike
-
KDI: S’mund të ketë qeverisje të mirë pa financa transparente të partive politike