
Komisioni hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova ka intervistuar sot shefin aktual të AKI-së Shpend Maxhuni dhe ish shefin e saj, Driton Gashin.
Intervistimi i tyre u bë me dyer të mbyllura ndërsa kjo është hera e dytë që Gashi dhe Maxhuni ftohen për intervistim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas mbledhjes, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se Driton Gashi nuk ishte i gatshëm që të japë deklaratë pasi që, siç tha ai, “Gashi është sjellë sikurse presidenti Hashim Thaçi”.
Ai tha se deputetët e PDK-së, që janë anëtarë të komisionit, po bëjnë përpjekje për ta dëmtuar punën e Komisionit, raporton KSP.
“Nuk do të hyjmë në lojën e presidentit. Nuk do të bëhemi pjesë e skenarëve të presidentit. Nuk po dorëzohemi ta intervistojmë presidentin, ne e kemi ftuar dhe ka ardhur dhe e keni parë. Mos dëshmia e tij është dëshmi, ai nuk dëshiron të flasë, por e dimë se ai qëndron pas këtij rasti. Driton Gashi ka vazhduar lojën e presidentit”, tha Selmanaj.