Arbëri

Një impuls i ri për çështjen e Kosovës?

Një impuls i ri për çështjen e Kosovës?

Stabiliteti në Ballkan është në interes të Europës – me këtë formulë, Franca dhe Gjermania gjejnë një emërues të përbashkët në politikën për Ballkanin Perëndimor. Por kjo nuk mjafton, mendon Adelheid Feilcke.

Stabilitet, stabilitet, stabilitet – ky është elementi bashkues që do ta bëjë Gjermaninë dhe Francën të kujdesen sërish më intensivisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është edhe emëruesi i përbashkët i një politike mes Berlinit e Parisit, që nuk është pa dallime, kur vjen puna te Ballkani Perëndimor. Por, edhe një pikënisje realiste pozitive, që artikulon qartë interesin për Ballkanin, pa pasur pritshmëri të kota dhe ndezje shpresash.