I lodhur nga pritja për ta gjetur një punë të paktën edhe për një ditë, ky person e ka gjetur këtë formë për të pushuar.
Në këtë rrugë në qendër të Prishtinës, çdo ditë sheh persona që presin për të gjetur punë të ndryshme krahu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dëshpëruar me gjendjen e tyre, ata as nuk pranojnë të flasin para kamerës.
Të papunë në vitin 2018 kanë qenë rreth 30 përqind të kosovarëve, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Por, edhe më shqetësuese nga monitorimet e Institutit GAP, është shkalla në rritje e joaktivitetit.
Në vitin 2018, fuqia joaktive, sipas ASK-së, është 59%, me fokus të veçantë te gratë me 81.6%, krahasuar me burrat me 36.7%.
Mehmeti thotë se Qeveria ka dështuar në implementimin e Strategjisë sektoriale të punësimit.
Shkalla më e theksuar e papunësisë është te të rinjtë. Sipas hulumtimeve të Agjencisë së Statistikave, 55.4% e grupmoshave 15-24-vjeçare nuk kanë vende pune.
Papunësia më e theksuar është te gratë, me 33.4% të papuna, krahasuar me burrat që janë 28.5%.