Arbëri

Reçica: Punëtorët meritojnë kushte dinjitoze, respektim e siguri në punë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot në Ditën e Punëtorëve, thotë se punëtorët meritojnë kushte dinjitoze pune, respektim të të drejtave të tyre, siguri e shëndet në vendin e punës.

“Jo vetëm sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por çdo ditë pa reshtur ne duhet së bashku të angazhohemi për të drejtat e tyre. Me qëllim të avancimit të të drejtave të punëtorëve, ne në MPMS vitin e kaluar i kemi hyrë reformës së thellë të marrëdhënies së punës, që punëtori ynë të gëzojë të drejta të avancuara dhe ato të drejta të respektohen në plotni”, shkruan Reçica.

Sot shënohet Dita e Punëtorëve, protesta në Prishtinë dhe Han Elez

Minsitri thotë gjithashtu se “Nuk do të ndalemi së angazhuari në përmbushjen e obligimeve tona ligjore e morale ndaj punëtorëve tanë”.

“Urime 1 Maji, Dita e Punëtorëve!”, përfundon ai.