Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

160 mijë euro për efiçencën e ndriçimit publik

Prizren, 28 nëntor – Komuna e Prizrenit synon që të përmirësojë efiçencën në ndriçimin publik. Për shërbimet e instalimit e riparimit që do të ndikojnë në efiçencën e ndriçimit publik ka planifikuar që ta shpenzojë afër 160 mijë euro për periudhën trevjeçare.

Të dhënat financiare janë shpalosur në kuadër të njoftimit për dhënien e kontratës, për aktivitetin e prokurimit me titull "Efiçenca në ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit", shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë njoftim të publikuar në platformën online "e-prokurimi" thuhet se kontrata i është dhënë operatorit ekonomik "MBG" nga Prizreni, ku vlera e përgjithshme e kontratës është 157 mijë e 500 euro. Te informacionet mbi vlerën e kontratës shkruan se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ka qenë ai me vlerën 157 mijë e 500 euro, dhe e njëjta shumë figuron edhe te tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë. Sipas këtij njoftimi, data e planifikuar për nënshkrimin e kontratës është 27 nëntor 2017...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.