Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

16 raste me COVID-19 të premten në Kosovë

Në Kosovë janë regjistruar 16 persona të infektuar me koronavirus të premten, nga 2.115 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.151.

Numri aktual i rasteve aktive është 481.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 160.606 raste pozitive me koronavirus dhe 2.974 të vdekur. Deri më tani janë kryer 1.252.405 testime.

Artikuj të ngjashëm