Pas ankesave dhe plotësimit të kushteve, UP-së i kthehen të akredituara 10 programe

Dritë Slivova Polisi Dritë Slivova Polisi 24 April 2019 20:35

2 programe iu patën tërhequr në janar të këtij viti Fakultetit të Bujqësisë, njëri në nivelin Bachelor e tjetri në Master.

Programi në Bachelor është rikthyer pasi u plotësuan kërkesat e Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe në procedurë është edhe programi i Masterit “Shkencat e Ushqimit”.

Të njëjtën, Agjencia e Kosovës për Akreditim, e kishte paraparë edhe për tetë programe të tjera të fakulteteve të ndryshme të UP-së, raporton KTV.

Kryesisht, programet ishin tërhequr për shkak të mosplotësimit të kushtit për staf akademik.

Ndërkohë, tashmë janë dorëzuar aplikimet e para për akreditim të programeve të reja dhe atyre që janë në proces.

Deri tash, në AKA janë dorëzuar 100 kërkesa për akreditim, duke përfshirë këtu edhe programet e institucioneve private të arsimit të lartë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme