Ditët e ardhshme parashikohen të jenë me shi e diell, temperaturat maksimale shënojnë rritje Foto: Ilustrim/Koha

Ditët e ardhshme parashikohen të jenë me shi e diell, temperaturat maksimale shënojnë rritje

23 April 2019 22:38

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht gjatë natës dhe pjesës së dytë të ditës së enjte”, thuhet në njoftim.

IHMK parashikon se temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike, sërish do të regjistrojë vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme