Arbëri

Tahiri: Nga Siria janë kthyer 110 shtetas të Kosovës, kanë mbetur edhe 87

Tahiri: Nga Siria janë kthyer 110 shtetas të Kosovës, kanë mbetur edhe 87
 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një konference për shtyp ka njoftuar se 110 qytetarë të Kosovës me ndihmën e SHBA-së janë kthyer sot nga Siria në Kosovë.

Në vazhdim ai ka treguar se që nga tetori i vitit të kaluar e ka udhëhequr task-forcën e angazhuar rreth kthimit të qytetarëve të Kosovës nga Siria e që ishte përkrahur vazhdimisht nga SHBA-ja, raporton KTV.